Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë

Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kujtuar edhe një herë ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ngjarje në të cilën ishte vetë prezente.

Në Klan Kosova, Çitaku tha se 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt e acartë, por njëkohësisht, dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë për Kosovën.

Po ashtu, ajo ndau edhe një kuriozitet, për çka tha se ditën kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, nuk u shkaktua asnjë aksident,

“Çdo 17 shkurt më kthehen emocionet e njëjta. Ka qenë ditë e ftohtë, temperaturat kanë qenë të akullta, por njëkohësisht ka qenë dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë. Atë ditë shumë pak njerëz e din, por nuk ka pasur as aksident trafiku në Kosovë. Atë ditë kam qesh e kam qa, kam qa për prindërit, gjyshërit për jetët që kemi jetuar, kam qa për jetët që s’janë më, por edhe jam gëzu për fëmijët që po lindin në një shtet të ri”, tha Çitaku

Related Articles