Zjarri kaplon pyjet në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Zjarri kaplon pyjet në Shtime, Suharekë dhe Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur disa shpërthime zjarri në fshatrat e Prizrenit, Suharekës dhe Shtimes.

Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, raportohet se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar në lokalizimin e zjarrit.

Kurse, në fshatin Studencan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka duke punuar për të shuar zjarrin.

Shpërthim zjarri dje kishte edhe në fshatin Pllanjane të Prizrenit, ku është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri shkurret dhe pishat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar për  të shuar zjarrin.

Gjithashtu, Zjarret të cilat po ndizen ditëve të fundit, janë duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike, sipas KEDS.

“Është shqetësuese rritja e vazhdueshme e rasteve ku sipërfaqe të mëdha pyjore dhe fushore po përfshihen nga zjarret dhe për pasojë konsumatorët tanë po mbesin me orë të tëra pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në një kumtesë të tyre.

Nga KED-s thonë se zjarret po shkaktojn dëme të mëdha materiale.

Related Articles