Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën me një foto simbolike, duke shpërndarë imazhin e tre të rinjve të mbështjellë me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përkrah fotos, ai ka shkruar “Mirëmëngjesi”.
Ky postim vjen, pasi sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë fjalën përfundimtare në Hagë për çështjen e akuzave ndaj tyre.
