Krasniqi takon shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, e falënderon për mbështetje

Krasniqi takon shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, e falënderon për mbështetje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovës, Natacha Gomes, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai ka thënë se e ka falenderuar për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme.

“Në takim me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, biseduam për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit.PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”, shkruan Krasniqi.

Në takim me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Zonjën Natacha Gomes, biseduam për bashkëpunimin…Posted by Memli Krasniqi on Monday, August 2, 2021

Related Articles