Krasniqi: Kur e vërteta thuhet thjesht, ajo nuk ka nevojë për zbukurime

Krasniqi: Kur e vërteta thuhet thjesht, ajo nuk ka nevojë për zbukurime

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se akuzat kundër tij dhe shokëve të tij, janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra.

Ai theksoi se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve, por duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme.

“Drejtësia të mos thyhet mbi shpinën e tiranisë që përjetuam. Dashuria për jetën dhe lirinë më bëri ta marr këtë rol. Më është mohuar dhe më është ndaluar e drejta më njerëzore e çdo personi të lindur i lirë, dhe e çdo njeriu të arsyeshëm që e njeh vlerën dhe dinjitetin njerëzor, e drejta për ta dashur hapur vendin tim, për të punuar për të dhe për të përcjellë atë që kam mësuar përmes dekadash jetë e sakrifica”.

“Për këto virtyte u prangosa më 4 nëntor 2020. Akuzat kundër nesh dhe UÇK-së janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa luftëra. Nuk besoj se kjo akuzë i shërben ndonjë drejtësie. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën e ish-shtypësve, por duhet të qëndrojë mbi prova të besueshme. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuzën”, u shpreh Krasniqi.

“Kur e vërteta thuhet thjesht, ajo nuk ka nevojë për zbukurime”.

Related Articles