Kryetari i Komunës së Prizrenit njoftoi se është vënë gurthemeli për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet që përfitojnë asistencë sociale, në kuadër të një projekti të përbashkët me Shoqatën Jetimat e Ballkanit.
Nga 50 shtëpitë e planifikuara, 35 do të ndërtohen në Lagjen e Trimave në Prizren, ndërsa 15 të tjera do të ndërtohen në pronat private të familjeve me nevoja sociale.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në vështirësi dhe forcimin e solidaritetit social, duke ofruar strehim të qëndrueshëm për ata që kanë më shumë nevojë.
