Nagavci ia dorëzon detyrën Çekut

Nagavci ia dorëzon detyrën Çekut

Hajrulla Çeku e ka pranuar detyrën e re si Ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Çeku ndau një fotografi duke shtrënguar duart me ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci.

“Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi, atë të Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

“Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re.Na priftë e mbara!”, shkroi Çeku.

Related Articles