Kurti takohet me ambasadorin francez, ja se për çka folën

Kurti takohet me ambasadorin francez, ja se për çka folën

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me ambasadorin francez në Kosovë, Olivier  Guérot.

Guérot e uroi Kurtin për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që siç thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit “hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës”.

“Kryeministri Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related Articles