Arsim Berisha është riemëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, kështu ka njoftuar Zyra e Kryeminstrit ka njoftuar se Kurti, raporton Gazeta Enigma.
“Dr. Berisha e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar. Kryeministri Kurti e uroi z. Berisha për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”- thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Këtë pozitë Berisha e ka mbajtur edhe në Qeverinë “Kurti 2”, që nga viti 2021.
Në Qeverinë “Kurti 3” u votua më 11.02.2026, ndërsa Arben Vitia mbeti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
