Përdori telefonin gjatë vozitjes së autobusit, i merret leja dhe i ndalohet vozitja për tre muaj

Përdori telefonin gjatë vozitjes së autobusit, i merret leja dhe i ndalohet vozitja për tre muaj

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm përmes sistemit të kamerave në Prishtina, ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, për çka i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar se shoferi e ka përsëritur kundërvajtjen për herë të dytë, ndaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht drejtuesit e transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles