Mustafa pas përfshirjes së Prishtinës në buxhet: Nuk lejuam që të lihet në harresë nga bllokadat e Qeverisë

Mustafa pas përfshirjes së Prishtinës në buxhet: Nuk lejuam që të lihet në harresë nga bllokadat e Qeverisë

Deputeti i LDK-së, njëherësh zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, gjatë një konference për media, ka folur për përfshirjen e Prishtinës në projekt-buxhetin e vitit 2026.

Mustafa deklaroi se pas insistimit të vazhdueshëm të LDK-së, buxheti për Prishtinën u përfshi në dokument.

“Kjo tregon se reagimi i drejtë, argumenti institucional dhe këmbëngulja japin rezultat. Megjithatë, mbetet fakt se edhe ky buxhet vazhdon të ketë mungesa serioze sa i përket investimeve kapitale për Kryeqytetin. Projekte madhore dhe jetike për qytetarët, si Unaza e Kryeqytetit dhe Spitali i Kryeqytetit, nuk janë të përfshira në buxhetin për vitin 2026”, tha Mustafa në konferencë.

Ai tutje shtoi se do të vazhdojnë të jenë të palëkundur në mbrojtje të Kryeqytetit dhe të kërkojnë që projektet strategjike të tij të trajtohen me prioritet, jo të lihen anash për arsye politike.

Related Articles