Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati, me rastin e nisjes së mandatit të saj.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve.
Konjufca prezantoi prioritetet e politikës së jashtme, duke theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në në të gjitha fushat me interes të përbashkët
