​Zjarri përfshinë edhe Oshlakun, kërkohet ndihma e FSK-së dhe KFOR-it

​Zjarri përfshinë edhe Oshlakun, kërkohet ndihma e FSK-së dhe KFOR-it

Zjarri ka përfshirë edhe zonën e natyrës së “Oshlaku”-t. Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” kanë njoftuar se kanë mbetur trungje të pa fikura, ku edhe po vazhdojnë që të shuajnë zjarrin.

E për shkak të erërave të forta zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit.

“Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku”, i cili ka rrezikuar djegien e pyjeve të pishave endemorelikte – rrobullit (Pinus heldreichii). Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët në e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK ‘Sharri’ së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit. Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, ‘beteja’ për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot. Fatkeqësisht, për shkak të erërave të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Administrimit të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën…Posted by Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves on Monday, August 2, 2021

Related Articles