Në lumin Osum po vijon operacioni që nga ora 9 e mëngjesit, pas dyshimeve se ty është vetëhedhur një 42 vjeçar.
Në këtë operacion po marrin pjesë disa efektivë me dy varka.
Sipas njoftimit të autoriteve shqiptare, në kërkimet që janë bërë përgjatë lumit nga Corovoda deri në Berat, ende nuk kanë hasur asgjë.
Njoftimi i plotë:
Prej orës 09:00 të mëngjesit, efektivë të b1k, RKJ me mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 varka janë angazhuar në një operacion kërkimi në Lumin Osum, në zonën e Çorovodë, Skrapar.
Operacioni nisi pas dyshimeve se një 42-vjeçar është vetëhedhur në lumë mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit. Në vendngjarje janë gjetur disa sende personale të tij.
Deri më tani është kontrolluar e gjithë gjatësia e lumit nga Çorovoda deri në Berat, ndërsa kërkimet vijojnë për gjetjen e trupit.
