Besimtarët e Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë filluan sot Kreshmën e Madhe, periudhën 40-ditore të përgatitjes shpirtërore për festën e Pashkës, që sivjet përfundon më 12 prill.
Kreshma konsiderohet kohë pendimi, faljeje dhe përkushtimi, me fokus pastrimin shpirtëror dhe afrimin me Perëndinë përmes agjërimit dhe lutjes.
Gjatë kësaj periudhe, nuk lejohet konsumimi i ushqimeve me bazë shtazore, ndërsa peshku është i lejuar vetëm në raste të veçanta.
