Fëmija shtatëvjeçar goditet për vdekje nga vetura në Tiranë

Fëmija shtatëvjeçar goditet për vdekje nga vetura në Tiranë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë mesditë në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Siç raporton A2CNN, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një 7 vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve, i mituri ka vdekur në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles