“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh

Ditën e sotme, Dogana e Kosovës, ka njoftuar se janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe sistemi prokurorial, nga ku është bërë e ditur se, lidhur me rastin, me urdhër të prokurorisë speciale të Kosovës, janë ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar për veprën penale “shpëlarja e parave”.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, prokuroria së bashku me Policinë janë duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi:

Prishtinë, 24 shkurt 2026- Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar për veprën penale “shpëlarja e parave”.

Të dyshuarit A.L.,A.K., dhe E.A janë ndaluar në  pikëkalim kufitar në Merdar, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash.

Sipas vlerësimeve fillestare, dyshohet se shuma arrin në një milion euro.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, për zbardhjen e plotë të rastit.

Related Articles