Edona Llaloshi merr dy pozita të reja

Edona Llaloshi merr dy pozita të reja

Edona Llalloshi pasi siguroi mandatin e dytë si deputete, do të ketë edhe dy privilegje të reja në parlament.

Këngëtarja dhe deputetja ka njoftuar se do të jetë pjesë e dy komisioneve parlamentare.

“Qytetar të dashur, me rastin e rizgjedhjes deputete, dhe pas betimit, tani më lejoni të ju njoftoj se do të jem pjesë e dy komisioneve parlamentare: Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Angazhimi në komisionet respektive, me jep mundësi të angazhohem më shumë drejt realizimit të qëllimeve të mia politike.
Në Komisionin për Kulturë, Rini dhe Sport, fokusi im do të jetë në forcimin e politikave që mbështesin komunitetin artistik, artin dhe kulturën, si vlera të identitetit tonë kombëtar.
Ndërkaq, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, angazhimi im do të përqendrohet në fusha të ndryshme veçanërisht, në parandalimin e dhunës në familje, barazinë gjinore, dhe rritjen e efikasitetit të organeve ligjzbatuese” shkruan Llalloshi në njoftim.

Related Articles