Suharekë, në gjendje të dehur sulmon policin jashtë detyre dhe një qytetar tjetër

Suharekë, në gjendje të dehur sulmon policin jashtë detyre dhe një qytetar tjetër

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës.

Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një qytetar dhe më pas edhe një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles