Doganierët bullgarë në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” mes Bullgarisë e Turqisë, falë paisjeve me rreze X si edhe qenit të trajnuar nga dogana, arritën të gjejnë kokainë dhe ar me vlerë mbi 1. 4 milionë euro.
Dërgesa ilegale ndodhej në kabinën e kamionit.
Stanislav Vasilev, shef i njësisë operative në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” tha se përveç shoferit të kamionit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza për bashkëpunim në trafik droge.
Kamioni transportonte lule nga Holanda drejt Turqisë dhe drejtohej nga një shtetas turk. Pas kontrollit me rreze X u shënuan zona të dyshimta.
Gjatë kontrollit u përdor edhe qeni i trajnuar nga dogana me emrin Krum.
Në kabinën e mjetit u gjetën 10 pako me substancë të fortë pluhur, e cila reagoi pozitivisht për kokainë.
Dogana deklaroi se gjatë kontrollit, në xhepat e xhaketës së shoferit të kamionit, gjetën edhe 3 pako me ar me peshë totale mbi 5 kg.
Për herë të parë doganierët kapin një rast ku transportohen njëkohësisht ar dhe drogë.
