Ministri serb për Evropën, Nebojsha Staroviq, i ka reaguar ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, pas deklaratës së këtij të fundit se vizita e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Washington, lidhet me një marrëveshje sekrete të sponsorizuar nga SHBA për njohjen e Kosovës shtet,
Staroviq ka thënë se Vujoviq s’ka ofruar asnjë provë të besueshme për këtë dhe sipas tij i vetmi burim është “imagjinata e tij e kalbur”
“Pra, një gënjeshtër e paturpshme që synon të hedhë hije mbi vizitën e suksesshme të Ministrit Gjuriq në Uashington dhe të pengojë përparimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Staroviq.
Sipas tij, Serbia e udhëhequr nga Vucic vazhdon të mbrojë “integritetin e saj territorial duke mbajtur fort linjat në frontin e politikës dhe diplomacisë, pavarësisht të gjithë disfatistëve, dezertorëve dhe Vujoviqëve të tjerë”.
