Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është në komunikim me paritë politike për marrëveshje me të gjitha partitë për qeverisjen e kryeqytetit.
Ai tha se të gjitha partive iu ka bërë thirrje për bashkëqeverisje, dhe se sipas tij, është në pritje përfundimtare.
“Jemi në vazhdën e marrëveshjeve, diskutime me të gjitha partitë dhe si rezultat puna po vazhdon në Kryeqytet. Të gjitha dikasteret janë në punim, kjo nuk është një qeverisje e re, është një vazhdimësi e 4-vjeçarit të mëparshëm. Si e tillë, jemi duke i bërë disa ndryshime, disa do të qëndrojnë të njëjta dhe disa ndryshime tashmë janë publike dhe po vazhdojmë në krijimin e ekipit.
Po gjitha partive ju kam bërë ftesë për bashkëqeverisje. Jam në pritje përfundimtare, por mendoj se ndoshta është një prolongim edhe për shkak të çështjeve të tjera sepse kemi pasë një numër të madh të zgjedhjeve, tash e kemi edhe votimin e presidentit. Pra një varg çështjes që lidhen edhe me nivelin lokal. Po mendoj që deri në fund të javës së ardhshme ose në javën tjetër pas saj, do ta kemi pasqyrën e plotë”, ka thënë Rama.
