U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

Ministri shqiptar në largim i Mbrojtjes, Piro Vengu tha se ishte privilegj të mbante postin një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga kjo pozitë, duke e vendosur në vend të tij, Ermal Nufin.

“Është vërtet kënaqësi që në këtë moment të tranzitimit të detyrës sime, të linim këtë shenj sot sëbashku me partnerët tanë amerikan. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh dhe pjesë e një bashkëpunimi të ngushte me SHBA. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qarëtësie strategjike”, tha ai, raporton Euroneës.al,

Vengu deklaroi mes tjerash se Shqipëria ka vendosur të investojë në ushtri në kohë paqeje.

“ Dua të falënderoj partnerët amerikanë, që na japin një mbështetje domethënëse. Shqipëria ka vendosur që të investojë me plan buxhetor, ne po rrisim besueshmërinë, duke shkurajuar rreziqet me kapacitete reale. Shqipëria nuk armatoset për të sulmuar ndonjë vend, por për mbrojtjen e saj. Mbrojtja nuk është luks, por është kusht ekzistence për një shtet serioz, sidomos për procesin e integrimit europian”, u shpreh Vengu.

Related Articles