Sindikata e Policisë kundërshton suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë: Kanë vepruar sipas ligjit

Sindikata e Policisë kundërshton suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë: Kanë vepruar sipas ligjit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Inspektorati Policor i Kosovës për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë, duke e cilësuar atë si të ngutshëm dhe jo adekuat.

Sipas Sindikatës, zyrtarët e suspenduar kanë vepruar në përputhje me ligjin, pasi dyshohet se janë kërcënuar me jetë në vendin e punës. Ajo thekson se audio-incizimi i publikuar në media mund të jetë i paplotë dhe nuk përbën provë ligjore nëse nuk është siguruar nga organet kompetente.

Sindikata i ka bërë thirrje Inspektoratit që ta rishqyrtojë vendimin dhe të mundësojë kthimin e menjëhershëm të policëve në detyrë, duke paralajmëruar se suspendime të tilla dëmtojnë funksionimin dhe besueshmërinë e Policisë.

Related Articles