Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer tha se aeroplanët britanikë “janë në ajër sot” në Lindjen e Mesme “si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse rajonale për të mbrojtur njerëzi, interesat dhe aleatët tanë”.
Starmer thotë se Britania ka një gamë kapacitetesh mbrojtëse në rajon të cilat janë forcuar kohët e fundit.
Ai gjithashtu tha se Britania ka rritur masat e mbrojtjes për bazat dhe stafin britanik në nivelin më të lartë.
“Ne gjithashtu po kontaktojmë me qytetarët britanikë në rajon dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur,” thotë ai.
Starmer shton se ka biseduar me udhëheqësit e E3 (Britania, Gjermania dhe Franca) dhe në të gjithë rajonin.
“Është jetike të parandalojmë përshkallëzime të mëtejshme dhe të kthehemi në një proces diplomatik,” thotë ai, duke shtuar se dëshiron të shohë “paqe dhe siguri dhe mbrojtjen e jetës civile”, tha Starmer.
Ai shtoi se Irani duhet “të heqë dorë nga sulmet e mëtejshme, të braktisë programin e armëve dhe të ndalojë dhunën dhe shtypjen e tmerrshme ndaj popullit iranian”.
“Kjo është rruga për t’u kthyer në tryezën e negociatave,” shton ai.
