Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar përshkallëzimin e situatës e në të gjithë Lindjen e Mesme dhe u ka bërë thirrje të gjitha shteteve anëtare të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.
“Bëj thirrje për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe ulje të përshkallëzimit. Mosveprimi në këtë drejtim rrezikon një konflikt më të gjerë rajonal me pasoja të rënda për civilët dhe stabilitetin rajonal. I inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të kthehen menjëherë në tryezën e negociatave”, tha Guterres.
“Unë përsëris se nuk ka alternativë të qëndrueshme ndaj zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë Kartën e OKB-së”, përfundoi ai.
