Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan të shtunën pasdite se po kryenin sulme të reja ndaj Iranit, duke synuar sistemet e raketave, si pjesë e një operacioni të përbashkët me Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, Teherani njoftoi se po nis një valë të re sulmesh ndaj objektivave amerikane në rajon.
Forcat Ajrore Izraelite kanë filluar fluturimet dhe aktualisht po synojnë sistemet raketave në Iran për të parandaluar një kërcënim për Shtetin e Izraelit, sipas një deklarate të shkurtër ushtarake.
Pothuajse në të njëjtën kohë, Irani njoftoi se kishte nisur një valë të re raketash në bazat amerikane në Gjirin Persik në përgjigje të sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Republikës Islamike, raportoi televizioni shtetëror.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike nisi një valë të re sulmesh me raketa ndaj bazave amerikane, tha stacioni televiziv, duke iu referuar ushtrisë ideologjike të Republikës Islamike.
