Shtatë të vdekur në Pakistan pas sulmeve në konsullatën amerikane

Shtatë të vdekur në Pakistan pas sulmeve në konsullatën amerikane

Të paktën shtatë persona janë vrarë teksa është sulmuar konsullata amerikane në Karaçi të Pakistanit.

Se ka të vdekur e ka konfirmuar një korrespodent i REL afër zonës së sulmit

Vrasjet kanë ndodh pas përleshjeve me armë mes forcave të rendit dhe anëtarëve të Organizatës Studentore Imamia, të cilët po tentonin të hynin në objektin e konsullatës.

Protestat e studentëve ishin organizuar nga grupet shiite pro-iraniane. Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë së Pakistanit.

Për protesta të studentëve të këtij fraksioni është paralajmëruar edhe në qytetet tjera, teksa është rritur maksimalisht niveli i sigurisë në konsullatën amerikane në Peshavar dhe Ambasadën amerikane në Islamabad.

Related Articles