Kryeministri Albin Kurti tha se kandidati për President “mund të vijë nga cilido subjekt”.
Pas takimit të djeshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, Kurti tha sot në një mbledhje të partisë së tij se nëse nuk arrihet të gjendet një figurë unifikuese, atëherë secili subjekt do të garojë me kandidatin e vet.
“Pas takimit të dytë që pata me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, më është kumtuar nga një qëndrim i Kryesisë së tyre, se ata tashmë konsiderojnë se Presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja. Nisur nga ky qëndrim, unë mendoj se kandidati mund të vijë nga cilido subjekt… Por në fund, zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend”, tha Kurti.
“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatin e vet partiak dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit”, shtoi ai.
Këtë, Kurti tha se “e parasheh edhe Kushtetuta”.
