Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar në lidhje me rastin e sulmit ndaj gazetarit Burim Pacolli, duke thënë se Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedural dhe ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se janë duke u zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedural dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante”.
“Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, thuhet në njoftim.
