Policia ka njoftuar se një burrë ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku ishte paraqitur për trajtim mjekësor si pasojë e disa problemeve shëndetësore.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte duke marrë tretman mjekësor në momentin kur është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Vdekje e dyshimtë”.
