Ambasadori i BE-së në Kosovë takim me Zogaj nga KGJK

Ambasadori i BE-së në Kosovë takim me Zogaj nga KGJK

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar sot Kryetarin në largim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, raporton Gazeta Enigma.

Orav shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Zogajt në reformën gjyqësore, në përputhje me angazhimet e Kosovës për Sundimin e Ligjit, duke theksuar nevojën që udhëheqja e re e Këshillit të vazhdojë të punojë në të njëjtën rrugë drejt një sistemi drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efikas.

“Si partneri më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore nëpërmjet financimit të ri IPA (15 milionë euro) dhe Planit të Rritjes”, thuhet në njoftim.

Related Articles