Një 10-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Ngjarja tragjike është raportuar sot rreth orës 09:25, ndërsa fëmija është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës nga prindërit, pasi janë njoftuar nga një fqinj.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.
“Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë mori njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës. Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
