IDF njoftojnë se kanë vrarë komandantin e Forcës “Quds” të Iranit

IDF njoftojnë se kanë vrarë komandantin e Forcës “Quds” të Iranit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në një sulm në Teheran.

“Avionët luftarakë goditën në zemër të Teheranit, duke synuar Daoud Ali Zadeh”, tha zëdhënësi i IDF-së.

Forca “Quds” është një nga degët e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, raporton BBC.

“Ai u përpoq të sulmonte Izraelin nga territori libanez dhe ne e goditëm dhe e eliminuam atë në tokën iraniane”, shtoi zëdhënësi.

Related Articles