“Persona të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”, Kurti: Osmani s’ka përmendur emra, s’e di pse mendohet se e ka për mua

“Persona të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”, Kurti: Osmani s’ka përmendur emra, s’e di pse mendohet se e ka për mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e di nëse deklarata e presidentes Vjosa Osmani për “persona të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme” i referohet atij, pasi ajo nuk ka përmendur emra.

“Nëse presidentja nuk ka përmendur emra, nuk e di se pse iu shkon mendja tek unë. Nëse flasim për njerëz të përveçëm, nuk e di nëse jam përmendur aty, nëse keni të drejtë, duhet ta kërkoni përgjigjen tek ata që e thanë. Krejt në fund mendoj se të papërgjegjshëm kanë qenë ata që munguan mbrëmë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv

Ai theksoi se në seancën e mbrëmshme ishin të pranishëm 66 deputetë, ndërsa 54 munguan, duke shtuar se këta të fundit, sipas tij, e kanë shkelur Kushtetutën pasi nuk dhanë asnjë arsye për mungesën.

Kurti shtoi se institucionet e shtetit ndërtohen mbi mirëbesim dhe se do të ishte e kuptueshme nëse deputetët do të jepnin një arsye për mungesën e tyre, duke përmendur si shembull edhe ndonjë mospajtim me Glauk Konjufcën.

Tutje ai tha “Ne ishim 66 në sallë që do të thotë 54 mungonin, këta 54 e kanë shkel kushtetutën, nuk kanë treguar se pse mungojnë. Do të ishte e kuptueshme të thonë “sepse kemi problem me Glauk Konjufcën”, nuk dhanë asnjë arsye. Shteti institucionet ndërtohen me mirëbesim. Të ndjehesh se nuk ke nevojë të arsyetohesh për mungesë  tashmë je jashtë. Para lëndës së Dekretit është një lëndë që është dërguar mbrëmë”, tha Kurti.

Related Articles