Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se dekreti në fjalë është ‘’rishkrim i Kushtetutës’’.
Murati, ka deklaruar edhe se ‘’nuk ka pasojë juridike’’ që thotë se bëhet shpërndarja e Kuvendit nëse kalohet afati 30 ditësh.
‘‘Në atë paragraf nuk është se ka ndonjë pasojë juridike apo kushtetuese për sa i përket tejkalimit të atij afati. KY dekret përben tejkalim, dhe është rishkrim i Kushtetutës, pra thirret në diçka që nuk ekziston. Sepse nuk ka pasojë juridike që thotë se me automatizëm shpërndahet kuvendit nëse tejkalohet ky afat’’, ka thënë ai në Pressing.
