Osmani për iftar në Lipjan, Sopa: Është traditë e familjes, nuk ishte organizim partiak

Osmani për iftar në Lipjan, Sopa: Është traditë e familjes, nuk ishte organizim partiak

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Sopa, ka reaguar në lidhje me raportimet ku presidentja Vjosa Osmani mori pjesë e përkrah ishte edhe Haxhi Avdyli, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka bërë të ditur se familja Sopa ka një traditë më shumë se dhjetëvjeçare të ftesës për iftar ndaj presidentes Osmani gjatë muajit të Ramazanit, duke mohuar çdo prapavijë partiake të këtij organizimi.

Reagimi i tij vjen pasi në media u përfol edhe për praninë e disa përfaqësuesve të LDK-së, Sopa ka sqaruar se takimi nuk kishte karakter politik.

Postimi i Sopës u shpërnda edhe pjesëtarja e kabinitetit të Vjosa Osmanit, Egnesa Vitija.

“Si çdo vit, edhe këtë vit Presidentja ishte për iftar në familjen Sopa në Lipjan”, shkroi ajo krahas postimit.

Related Articles