Avokati i Halil Gecit, Gazmend Halilaj, ka bërë të ditur se klienti i tij është liruar pas disa orëve intervistim në Prokurorinë Speciale, përkatësisht në Departamentin për Krime të Rënda.
Përmes një postimi në Facebook, Halilaj tha se Geci “njihet si person që promovon paqen dhe tolerancën”.
Ndryshe, më herët Presidenca e Kosovës kishte reaguar duke dënuar gjuhën e përdorur nga Geci ndaj presidentes Vjosa Osmani, pasi ai kishte përdorur termin “pushkatim” në një koment të tij publik, duke e cilësuar një gjuhë të papranueshme dhe që nxit dhunë në diskursin publik.
Pas këtij reagimi, Halil Geci e ka edituar më vonë postimin e tij në rrjetet sociale duke hequr fjalinë “Po të ishte në Turqi, do të pushkatohej”.
