Çitaku: Kurti po kërkon nënshtrim, jo marrëveshje – jemi në këtë situatë shkaku i VV-së

Çitaku: Kurti po kërkon nënshtrim, jo marrëveshje – jemi në këtë situatë shkaku i VV-së

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se situata në të cilën ndodhet vendi, nuk është krizë kushtetuese, duke shtuar se kjo është pasojë e mungesës së vullnetit politik të Vetëvendosjes për ta zgjedhur presidentin.

Sipas Çitakut, ajo çfarë ka kërkuar kryeministri Albin Kurti, nuk është marrëveshje por nënshtrim.

“Çfarë po kërkon z.Kurti, nuk është marrëveshje. Ai po kërkon nënshtrim, subordinim total të partive opozitare…Kriza në të cilën jemi nuk është krizë kushtetuese. Unë po besoj që Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë. Këtu jemi për shkak të mungesës së vullnetit politik të VV’së për të krijuar institucione, për të zgjedhur presidentin”, ka deklaruar Çitaku në RTV Dukagjini.

Ajo tha se nëse VV s’ka arritur marrëveshje me PDK’në, këtë ka mundur lehtë ta bëj me LDK’në e partitë tjera.

Çitaku theksoi se PDK-ja nuk ka kërkuar asnjë marrëveshje blanko me Vetëvendosjen, por një marrëveshje parimore për të dalë nga cikli i krizave politike.

“Zoti kurti bëri një keqinterpretim të qëllimshëm të çështjes në fjalë. PDK-ja nuk ka kërkuar marrëveshje blanko. PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore. Ne nuk kemi shkuar në tryezë për të bërë pazare, as nuk kemi shkuar në tryezë për inate apo për të përmbushur ego personale. Në tryezë kemi shkuar siç kemi shkuar gjithnjë. Për tu munduar që të japim një zgjidhje. Për të dal nga ky cikël i pafundshëm i krizave, në të cilat jemi futur tash e gati 2 vite. Kryetari Hamza ia ka thënë Kurti që ne jemi të gatshëm të ofrojmë kandidat, por do të ishte shumë – e kemi saktësuar jo ekskluzivisht emra partiak”, ka thënë Çitaku.

Related Articles