APK konfirmon mbylljen e hetimeve: Nuk u gjetën mospërputhje në pasurinë e Presidentes Osmani

APK konfirmon mbylljen e hetimeve: Nuk u gjetën mospërputhje në pasurinë e Presidentes Osmani

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit lidhur me deklarimin e pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke konstatuar se nuk janë gjetur mospërputhje në të dhënat e deklaruara për periudhën 2024–2025.

Hetimi ishte iniciuar në janar të këtij viti, pas dyshimeve për rritje të pasurisë së presidentes ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

APK bëri të ditur se gjatë procesit është zhvilluar një verifikim i detajuar i të dhënave të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë analizimin dhe krahasimin e informacionit përkatës për vitet 2024 dhe 2025.

Sipas Agjencisë, stafi profesional ka shqyrtuar të gjitha të dhënat relevante në përputhje me obligimet ligjore që subjektet deklaruese kanë për raportimin e pasurisë.

“Në kuadër të këtij procesi janë analizuar dhe krahasuar të dhënat relevante të deklarimit të pasurisë për periudhën kohore për të cilën subjektet deklaruese janë të obliguara të bëjnë deklarim sipas legjislacionit në fuqi. Si rezultat i këtij verifikimi, nuk ka qenë e mundur të dokumentohet ndonjë diskrepancë e provueshme në deklarimet e pasurisë për periudhën përkatëse”, thuhet në përgjigjen e APK-së për Insajderin.

Në kuadër të transparencës për pasurinë e zyrtarëve publikë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur deklaratën e pasurisë për vitin 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kursime, duke përfshirë edhe të ardhurat vjetore nga paga e saj dhe të bashkëshortit, Prindon Sadriu.

Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.

Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.

Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.

Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro.

Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).

Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.

E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.

Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan: Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.

Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit.

Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro.

Related Articles