Inspektorati Komunal në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe Doganën, konfiskoi pesë aparate të lojërave të fatit dhe mbylli një lokal që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë aksionit janë konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, ndërsa lokali është mbyllur nga Inspektorati Komunal deri në procedurat e mëtejshme ligjore.
