Shefi i OSBE-së për Ligjin për të Huajt: E mirëpresim, hap i rëndësishëm për jetën e përditshme të njerëzve

Shefi i OSBE-së për Ligjin për të Huajt: E mirëpresim, hap i rëndësishëm për jetën e përditshme të njerëzve

Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka thënë se mirëpret pajtimin e arritur sot për implementimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

“Mirëpresim marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet – një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve”, ka shkruar ai.

McGurk gjithashtu ka uruar kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesin e BE-së për dialogun Peter Sorensen dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë Aivo Orav për punën e tyre në arritjen e dakordimit.

Related Articles