Mot kryesisht me diell pritet gjatë të dielës në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen nga -1deri 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të sillen midis 15-18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.
