Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se më 16 mars, për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin kryesor të ujit në Rrugën “Idriz Gjilani”, furnizimi me ujë në lagjen Dardania do të ndërpritet përkohësisht.
KRU “Prishtina” bën me dije se ndërprerja do të zgjasë vetëm për kohën e nevojshme për përfundimin e punimeve dhe sanimin e defektit.
Kompania u kërkon banorëve të planifikojnë përdorimin e ujit gjatë kësaj periudhe dhe premton se furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve, në mënyrë që të minimizohet çdo shqetësim për qytetarët.
