Ludo Lee: Kam qenë shumë i mërzitur kur u shpalla finalist i tretë

Ludo Lee: Kam qenë shumë i mërzitur kur u shpalla finalist i tretë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, i cili u rendit i treti në natën finale, ka sqaruar reagimin e tij pasi u rendit në atë pozitë.

Në momentin kur u bë publik rezultati, Ludo nuk reagoi pozitivisht, gjë që u komentua gjerësisht nga publiku në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë, ai ka folur në emisionin “Sol”, ku tha se reagimi i tij erdhi si pasojë e zhgënjimit në atë moment.

“Na po flasim drejt, aty është Ludo i vërtetë sepse njerëzit mu kanë gjujt se demek pse reagove ashtu, familja edhe krejt. Po unë nuk jam Ludo nëse e pranoj vendin e tretë dhe gëzohem për Londrimin”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Normal, të nesërmen e takova dhe e përgëzova për vendin e parë si fitues, por në atë moment jam kanë shumë i mërzitur”.

Ludo tani një pjesë të madhe të kohës po e kalon në Kosovë, për shkak të bashkëpunimeve.

Loja e tij u pëlqye dhe mori kritika të shumta pozitive për gjithë situatat e krijuara brenda.

Related Articles