Konsorciumi “Tali” dhe “Company Zuka Commerce” fiton tenderin për realizimin e projektit të Qarkores së Gjilanit

Konsorciumi “Tali” dhe “Company Zuka Commerce” fiton tenderin për realizimin e projektit të Qarkores së Gjilanit

Dy vjet pasi kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi idenë për ndërtimin e Qarkores së Gjilanit, tashmë është bërë një hap konkret drejt realizimit të këtij projekti. Të martën është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve.

Tenderin në vlerë prej 9,987,063.30 eurosh e ka fituar konsorciumi i përbërë nga kompanitë “Tali Sh.P.K.” dhe “Company Zuka Commerce”.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në platformën e-prokurimit, konsorciumi është shpallur fitues bazuar në kriterin e tenderit të përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Projekti parasheh ndërtimin e Qarkores së Gjilanit, hartimin e projektit kryesor për Qarkoren e Qytetit, si dhe kyçjen e dy rrugëve nacionale në Autostradën e Gjilanit.

Në kuadër të këtij projekti përfshihen edhe rrugët në Stanqiq, Lipovicë, Myqibabë, Depcë dhe Cernicë.

Projekti realizohet në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe konsiderohet një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore për Komunën e Gjilanit.

Related Articles