Avokati Arianit Koci të hënën ka raportuar për një rast në një seancë gjyqësore, të cilën e ka quajtur “një skandal në sistemin gjyqësor”, raporton Gazeta Enigma.
Koci ka thënë se sot në një rast të ngacmimit seksual në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Fushë Kosovë, gjyqtarët nuk erdhën fare.
“Realiteti që gjetëm sot në Gjykatën e Fushë Kosovës ishte krejt tjetër”, tha ai.
Sipas tij, seanca ishte planifikuar të fillonte në orën 09:00. Por, në sallën e gjyqit në orën 09:20 aty ishin vetëm “viktima dhe unë si përfaqësues i saj”.
“Ndërkohë, duhet me u kujtu një fakt: aktakuza në këtë rast është ngritë para më shumë se dy vitesh. Gjatë kësaj kohe, viktima më ka tregu se që nga dita e parë në Polici është ndi e pashpresë dhe e pakënaqur me trajtimin institucional”, bëri të ditur Koci.
Koci alarmoi për mesazhin që po u jepet viktimave me këtë sjellje. / Gazeta Enigma.
