Dy të mitur, njëri 17 vjeç e tjetri 14-vjeçar, dyshohet se kanë kryer vjedhje brenda një shkolle në Lezhë.
Drejtoresha e shkollës ka konstatuar se në objekt ka pasur dëmtime në pesë dyer dhe dyshohet për marrje të dokumenteve dhe pajisjeve.
Të miturit, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, dyshohet se kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura.
