Opinionisti Dardan Sejdiu në një deklaratë për media ka thënë se ajo që e dallon kryeministrin Albin Kurti nga politikanët e tjerë, sipas tij, është tradhtia.
Sejdiu tha se pas ‘tradhtisë’ ndaj presidentes Vjosa Osmani nga ana e Kurtit, sipas tij, tani radhën e ka ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.
“Tash përsëri e kemi një situatë që na çon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe insistimit të tij të nënshtrojë gjithkë në skenën politike, gjë që tashmë unë besoj që është lexuar edhe prej qytetarëve”, tha Sejdiu në Rubikon.
“Ajo që Kurtin e dallon prej politikanëve të tjerë është tradhtia. Pra ai nuk lë njeri që i ndihmon, por që ka potencial me eklipsu politikisht, ose me e sfidu politikisht që nuk e sharron, ose nuk e shpall tradhtar. Tash e ka radhën Glauku, pas zonjës Osmani”, tha Sejdiu.
