Dogana ndalon mbi 2 mijë syze që shkelnin të drejtat e pronësisë

Dogana ndalon mbi 2 mijë syze që shkelnin të drejtat e pronësisë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka bërë një kontroll të detajuar të një ngarkese me mallra komerciale.

Në njoftim thuhet se pas kontrollit, ka zbuluar 2 mijë e 70 palë syze dielli me marka tregtare “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu” që siç thuhet, dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Dogana ka njoftuar se mallrat janë ndaluar dhe rasti po trajtohet në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Related Articles